E motra i tha “po mua lopa më ka bërë” sepse nuk e uroi për 8 mars, Bes Kallaku i tregon arsyen prekëse (FOTO) – AlpeGossip
E motra i tha “po mua lopa më ka bërë” sepse nuk e uroi për 8 mars, Bes Kallaku i tregon arsyen prekëse (FOTO)

E motra i tha “po mua lopa më ka bërë” sepse nuk e uroi për 8 mars, Bes Kallaku i tregon arsyen prekëse (FOTO)

Tani me siguri do e justifikojë!

Bes Kallaku ka bërë një urim mjaft emocionues sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të gruas. Ai ka uruar 3 femrat e jetës së tij, të ëmën, gjyshen dhe bashkëshorten:

“Urime 8-Marsin, Nëna (Shpresa) që më linde, më dhe jetën, Ija që më rrite me lule dele, Xhensila që më lumturove ditët”, shkruan Besi në Instagram. Por fatkeqësisht ka harruar të urojë të motrën, Anën, e cila duket se është “mërzitur” që nuk është pjesë e dedikimit.

“Po mua lopa më ka bërë? Hajt se e flasim zemra e motrës”,-shkruan Ana në foton e publikuar.

Për të “qetësuar” të motrën, Besi ka një përgjigje shumë të bukur për t’i dhënë.

“Ti je akoma e vogla ime, ajo që të rrita unë dhe nuk të shoh dot si grua, por si e vogla e “bait vet”. Të do vllai shumë”,-shkruan Besi.