Këngëtarja shqiptare e hitit “Adrenalina”, Ari Blue është një nga vajzat më tërheqëse të showbizit që ka tërhequr menjëherë vëmendjen që në daljen e parë në tregun muzikor.
Ashtu si shumë VIP-a, edhe Ari ka uruar sot 8 marsin duke postuar një video të mamasë së saj e duke i lënë të gjithë pa fjalë.
Bjonde, sy bojëqielli dhe super seksi, sot që Ari na prezantoi mamin, kuptuam kujt ja ka marrë bukurinë.
“Urime ditën botërore të gruas”, shkruan këngëtarja në videon ku shihet duke filmuar mamanë teksa luan me flokët dhe erën.
Ari Blue u bë e famshme pas këngës “M’kujton”, më pas ajo realizoi disa klipe të tjera si “Hajde ma ngat”, “Po t’pëlqej” etj ndërsa projekti i saj i fundit është “Adrenalina”.