E PABESUESHME/ Kujdestarja dashurohet me viktimën e sulmit me acid dhe “i dhuron” një fëmijë (FOTO) – AlpeGossip
E PABESUESHME/ Kujdestarja dashurohet me viktimën e sulmit me acid dhe “i dhuron” një fëmijë (FOTO)

E PABESUESHME/ Kujdestarja dashurohet me viktimën e sulmit me acid dhe “i dhuron” një fëmijë (FOTO)

Një burrë që mbeti i verbuar prej sulmit me acid nga ish e dashura është bërë baba për herë të parë me një djalë.

Fëmija është frut i dashurisë së 33-vjeçarit me kujdestaren.

Në vitin 2016 Daniel Rotariu refuzoi të fuste në krevat Katy Leong, prandaj ajo u hakmorr duke i hedhur acid sulfurik kur po flinte.

Pas dy vitesh, Daniel ka rigjetur dashurinë e jetës dhe lumturinë me partneren Anna, e cila solli në jetë vogëlushin David.

“Para dy vitesh, unë isha në spital dhe festova ditëlindjen me mjekët dhe infermieret. Në atë kohë, verbërimi dhe paraqitja më bënin të mendoja se nuk do dashurohesha më kurrë, aq më tepër të kisha familje. Por, tani jam shumë i lumtur”, tha David në një emision.

Ai po planifikon një martesë me Annën, të cilën e takoi kur shkoi të strehohej në banesat sociale për persona me aftësi të kufizuara.