“KUR E THOJA UNË NUK E KUPTONIN”/ Ilir Shaqiri “thumbon” Donald Veshajn? – AlpeGossip
“KUR E THOJA UNË NUK E KUPTONIN”/ Ilir Shaqiri “thumbon” Donald Veshajn?

“KUR E THOJA UNË NUK E KUPTONIN”/ Ilir Shaqiri “thumbon” Donald Veshajn?

Marrëdhënia e Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt është diskutuar shumë edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”, për shkak të rivalitetit që kanë patur gjatë formatit.

Së fundmi, ka qenë balerini ai që përmes një statusi në “Instastory” ka bërë një ironizim që na ka bërë të mendojmë se i drejtohet Donaldit. Ai ka shpërndarë një thënie ku shkruhet: “Miku i të gjithëve, është miku i askujt”, teksa krah saj shkruan: “Kur e thoja unë, nuk e kuptonin”.

Dyshimet janë ngritur se ky status mund të jetë i dedikuar për Donaldin, pasi ai ka thënë se përpiqet t’i bëjë shokë të gjithë, për lojë dhe për interes dhe se nuk i do realisht. Ai shpesh i ka thënë aktorit nëpër debate se teorinë e tij do e tregojë koha dhe se kur të dilnin, sipas Ilirit, Donaldi nuk do shoqërohej më me ta.

Ai ka folur edhe në intervistat e tij për Donaldin, duke thënë se nuk ka patur kontakte.

‘’Kam kontakte me të gjitha personazhet që aty brenda kam pasur një relacion të mirë, të shkëlqyer. Me disa më shumë, me disa më pak, veçoj Arjolën, Meridianin, Arbëri, Arditin, Palomën, Sheilën, Valonin. Bile kemi dhe një grup Ëhats’App flasim, bisedojmë si u gdhitë, natën e mirë.

Me Donaldin nuk kemi pasur kontakt, në një fare mënyrë u vërtetua ajo që unë thashë jashtë shtëpisë ne nuk do të kemi atë që ai pretendonte, miqësia. Sepse kur aty brenda në atë lloj konteksti harmonia nuk u krijua që duhet të ishte, përveç dy javëve të fundit që ne gjetëm një dimension human me njëri-tjetrin dhe shumë mirë që ndodhi kjo gjë. Nuk kishte më që kjo lloj diversiteti dhe divergjence të tejzgjatej sepse secili nga ne tregoi atë që ai ishte’’, tregoi Shaqiri.