E PAZAKONTË/ Këta njerëz rrëfejnë disa nga sekretet e tyre më të errëta - AlpeGossip
E PAZAKONTË/ Këta njerëz rrëfejnë disa nga sekretet e tyre më të errëta

E PAZAKONTË/ Këta njerëz rrëfejnë disa nga sekretet e tyre më të errëta

Të gjithë kemi sekretet tona…Disa prej tyre jemi betuar se do t’i marrim me vete në botën tjetër…Por, ja që s’ndodh gjithmonë kështu! Nëse ti s’e mban dot të fshehtën tënde, kush ta bëjë për ty?

Askush, prandaj më poshtë, keni disa prej sekreteve më të mëdha që njerëzit “fshehin”!

1.“Një miku im që në dukje është lumturisht i martuar, më mori jashtë në oborr pak para dasmës.Më tha se po i dridheshin duart dhe s’e ndjente më trupin. U përpoqa ta qetësoja duke i thënë se janë emocione normale, por në fund më surprizoi ai mua. Më tha se ishte gay dhe se nuk e donte mjaftueshëm gruan e tij. Sot kanë 4 vite të martuar dhe kanë 1 fëmijë bashkë.”

2.“Unë nuk ndjej dashuri për familjen time. Domethënë, i dua ata si shokë, por nuk ndjej asnjë detyrim t’i dua si familje. Mendoj që nëse ndonjëri prej tyre do të vdiste, do të mërzitesha, por s’do të më ndikonte aq sa pjesës tjetër të familjes.”

3. “E di çfarë gjyshja ime mbante fshehur në oborrin e shtëpisë. Ishte një kuti me letra dashurie, që e dashura e gjyshit ja kishte dërguar atij. Ajo s’e dinte për këtë lidhje dhe ju thye zemra. Një pjesë e saj do të donte të mos i kishte parë kurrë.”

4. “Jam një grua heteroseksuale, por më shijon kaq shumë të shoh porno me gay!”