E përvëluan në tenxheren me ujë të nxehtë, policia vihet në kërkim të dy shtrigave – AlpeGossip
E përvëluan në tenxheren me ujë të nxehtë, policia vihet në kërkim të dy shtrigave

E përvëluan në tenxheren me ujë të nxehtë, policia vihet në kërkim të dy shtrigave

Një vajzë e moshës 18-vjeçare është djegur dhe ka marrë plagë të rënda në trup, pasi e hodhën në një tenxhere me ujë të valuar, gjatë një feste karnavalesh në Gjermani.

Adoleshentja u dogj keq në këmbë dhe në pjesën e kaviljes, pas ngjarjes në Eppingen, Baden Württemberg, javën e shkuar.

Policia po kërkon për dy persona të veshur si shtriga, magjistare, me kostume të përshtatura me festën.

Tenxherja e madhe me ujë është vendosur në mes të sheshit të qytetit dhe vajza as vet nuk mund ta  mbante mend se si përfundoi duke u djegur.

Ajo kujton se ishin dy persona që e morën dhe duke bërë shaka, e hodhën brenda.