Fansat e detyruan të postojë foto të nënës së vdekur, revoltohet këngëtarja shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
Fansat e detyruan të postojë foto të nënës së vdekur, revoltohet këngëtarja shqiptare (FOTO)

Fansat e detyruan të postojë foto të nënës së vdekur, revoltohet këngëtarja shqiptare (FOTO)

Ajo është një ndër vajzat më të ndjekura në “Instagram”. E komentuar për jetën që bën, lookun që e ndryshon herë pas here, trupin, por edhe për detaje të jetës private, por Morena Tarakun këtë herë fansat e kanë acaruar keq.

Siç dihet, këngëtarja ka vetëm njërin nga prindërit, babain, ndërsa nënën e ka humbur. Megjithatë ajo shpeshhere poston dedikime të ndjera për të.

Mirëpo duket se jo të gjithë janë të informuar për këtë detaj.

Mbrëmjen e sotme Morena ka marrë mesazhe nga ndjekësit, të cilët e pyesnin se pse ajo nuk e publikonte asnjëherë nënën e saj, dhe nëse Morena e donte apo jo atë.

“Rregullo ndjenjat njerëzore, pastaj mëso kulturë, pastaj hap ‘Instagram’ dhe pas ca vitesh krijo pyetje.”- i përgjigjet ajo mesazhit me një postim në Instastory.

“Mua botokset më bënë të bukur e nuk dua t’a shfaq nënën time. Njerëz idjotë.”- revoltohet Morena.