“FANSAT E KANË MIRËPRITUR”/ Tayna dhe Ledri sjellin këtë sfidë me motive SHQIPTARE në Instagram (VIDEO) – AlpeGossip
“FANSAT E KANË MIRËPRITUR”/ Tayna dhe Ledri sjellin këtë sfidë me motive SHQIPTARE në Instagram (VIDEO)

“FANSAT E KANË MIRËPRITUR”/ Tayna dhe Ledri sjellin këtë sfidë me motive SHQIPTARE në Instagram (VIDEO)

Para pak ditësh, Tayna dhe Ledri kanë sjellë bashkëpunimin e tyre të parë të titulluar “Aje”. Se sa i suksesshëm ka rezultuar, mjafton t’i hidhni një sy shikimeve në YouTube ku në vetëm dy ditë kanë gjeneruar mbi 2.1 milion klikime.

Ledri Vula dhe Tayna luajnë rolin e një çifti gangster, të cilët kërkojnë të jenë të sigurtë nëse janë bërë për njëri –tjetrin. Tayna ka eksperimentuar me pamjen gjatë klipit, ndaj e shohim si një kameleon duke ndryshuar disa herë krejtësisht look-un, duke u shfaqur me flokët bjonde e brune. Ndërsa Ledri si gjithmonë, nuk gabon asnjëherë me veshjen në klipe!

Por një gjë tjetër që i ka fiksuar fansat është edhe kërcimi i tyre e për këtë Tayna ka vendosur të krijojë një sfidë në Instagram duke e quajtur #shqipedancechallenge.

View this post on Instagram

#shqipedancechallenge 💃🏻🕺🏻

A post shared by Tayna (@tayna) on