“OFERTA” e Albano Bogdos për çdo femër: Kaloni pushimet me mua dhe më paguani 700 euro – AlpeGossip
“OFERTA” e Albano Bogdos për çdo femër: Kaloni pushimet me mua dhe më paguani 700 euro

“OFERTA” e Albano Bogdos për çdo femër: Kaloni pushimet me mua dhe më paguani 700 euro

Aktori i humorit Albano Bogdo iu ka bërë një ftesë publike të gjitha femrave që e ndjekin në rrjetet sociale, për ta shoqëruar gjatë fundjavës në bregdet.

Aktori i humorit publikoi një video në profilin e tij në TikTok, ku shihet në një vend në breg të detit. Megjithatë vëmendjen e mori “oferta” e tij për vajzat. Albano shkruan se ato mund ta shoqërojnë, por duhet të paguajnë para sipas tij për kënaqësinë e të ndenjurit me të.

“Kush t dojë( gocë, kuptohet), unë këtu jam gjithë fundjavën. Të gjitha të paguara, përveç 700€ që do paguajë për kënaqësinë e të ndenjurit me mua.”- thuhet në shkrimin e plotë të Albanos.

Menjëherë ndjekësit e tij kanë reaguar në seksionin e komenteve, ku disa qeshin me statusin e tij, ndërsa të tjerë kanë komentuar look-un e ri të aktorit. Albano ka bërë një ndryshim të madh në pamje, pasi ka prerë flokët e tij kaçurrela, duke u shfaqur tullac në publik.