FIFI DHE FLORI ME NJË MESAZH SENSIBILIZUES/ Zbulohen detaje nga projekti i ri – AlpeGossip
FIFI DHE FLORI ME NJË MESAZH SENSIBILIZUES/ Zbulohen detaje nga projekti i ri

FIFI DHE FLORI ME NJË MESAZH SENSIBILIZUES/ Zbulohen detaje nga projekti i ri

Dy këngëtarët më të dashur të publikut shqiptar, Fifi dhe Flori Mumajesi shumë shpejt do të vijnë me një bashkëpunim. Ky do të jetë dueti i tyre i parë dhe do të mbajë një mesazh shumë të fuqishëm. “Prive” ka zbuluar se kënga e tyre do të jetë sensibilizuese, sepse flet për njerëzit memecë. Dy këngëtarët kanë përfunduar edhe xhirimet e kripit, i cili pritet që të dalë së shpejti. Javë më parë Fifi publikoi një foto të ngjashme me Florin dhe në të shkruante “E dua zërin tënd” dhe mesa duket kjo lidhet me projektin e tyre.

Kujtojmë se më herët Flori ka realizuar edhe një këngë tjetër me mesazh sensibilizues, në bashkëpunim me Ledri Vulën, për personat e prekur nga kanceri dhe në veçanti për vajzat e reja.