HISTORIA TRONDITËSE/ “Romeo dhe Zhulieta” e kohëve moderne gjenden të vdekur në shtratin ku u rritën të përqafuar (FOTO) – AlpeGossip
HISTORIA TRONDITËSE/ “Romeo dhe Zhulieta” e kohëve moderne gjenden të vdekur në shtratin ku u rritën të përqafuar (FOTO)

HISTORIA TRONDITËSE/ “Romeo dhe Zhulieta” e kohëve moderne gjenden të vdekur në shtratin ku u rritën të përqafuar (FOTO)

Michelle Avila dhe Christian Kent ishin një çift në kufijtë e perfektes.

Të rinj dhe të bukur, ata ishin të lidhur prej vitesh me njëri-tjerin, pasi ishin rritur që fëmijë bashkë.

Por, familjet dhe gjithë lagjia janë tronditur, kur ata janë gjendur të vdekur.

Shkak mendohet se është bërë mbidoza.

Michele dhe Kristian, 23 dhe 20 vjeç, kishin shkuar në një festë dhe ishin kthyer vonë.

Pak orë më parë, ata u gjetën të vdekur në shtratin ku ishin rritur bashkë, të përqafuar.

Historia e tyre ka tronditur SHBA-në dhe është konsideruar një “Romeo dhe Zhulietë” e kohëve moderne.

Michelle kishte qenë një nxënëse e dalluar, madje mori edhe një letër nga presidenti George ush për arritjet e saj.

Ajo kishte kaluar vitet e fundit duke udhëtuar nëpër Bali, Indonezi, Kosta Rika, Japoni dhe Brazil përpara se të fillonte të modelonte dhe të studionte komunikim.

23-vjeçarja u kthye në shtëpinë e prindërve të saj për të kursyer para, ndërsa studionte.

Bashkë me Christian, ajo kishte planifikuar që në pranverë të transferohej në Kalifroni.

Ajo ëndërronte të bëhej gazetare.

Por mbeti thjesht një ëndërr.

Sepse, siç kishte shkruajtur edhe në një tatuazh në krahun e saj “Jeta është një lojë e rrezikshme”, për të dhë Christian, jeta rezultoi një lojë vërtet e rrezikshme.