Larg syve të Perëndimit, aty ku edhe Zoti duket se ka harruar të vërë dorë, diktator më i madh i historisë moderne vrau më shumë se pesëqind njerëz brenda javës.
Bombardimet e pamëshirshme u morën jetën më shumë se 120 fëmijëve, faji i vetëm i të cilëve ishte se kishin lindur në një qytet të mallkuar si ai i Al-Ghutës në Siri.
Pavarësisht bisedimeve, OKB-ja nuk arriti ta bindte Bashar al-Assad për një pauzë humanitare në këtë rrethinë të Sirisë, ndërkohë që Presidenti Vladmir Putin pretendon se avionët rusë nuk kanë marrë pjesë në bombardimet në Ghuta.
Por sipas “BBC”, sulmet mbi qytetin ku jetojnë mijëra civilë të pafajshëm u ndërmorën nga regjimi sirian dhe forcat ruse, aleatet kryesorë të Bashar Al-Assad që nga viti 2015.
OKB madje fajësoi Rusinë për bllokimin e përpjekjeve humanitare për të lehtësuar vuajtjet e civilëve në Sirinë e shkatërruar nga lufta.
Mësohet se pas bombardimeve Ghuta ka mbetur si “kasaphanë”, ndërkohë që të mbijetuarit po vdesin urie.
Të pakta janë ndihmat ushqimore që po mbërrijnë tek fëmijët në nevojë, pasi Assad ka bllokuar qasjen e organizatave humanitare.
Të gjitha mediat ndërkombëtare e përshkruajnë situatën më një fjali të përbashkët: Ky është ferri mbi tokë!
Sa njerëz duhet të vdesin përpara se bota të veprojë?
- HANDOUT – 21.02.2018, Syrien, Ghuta: Ein von regierungskritischen Aktivistengruppe Ghouta Media Center zur Verfügung gestelltes und durch Abgleich mit AP-Berichterstattung authentifiziertes Bild zeigt Syrer, die in den Trümmern eines während des Angriffs durch die syrische Luftwaffe zerstörten Hauses nach Überlebenden suchen. Allein am Mittwoch kamen bei Luftangriffen und Artilleriebeschuss auf die Region nahe Damaskus mindestens 27 Zivilisten ums Leben, wie die Syrische Beobachtungsstelle für Menschenrechte berichtete. Foto: Ghouta Media Center/AP/dpa – ACHTUNG: Nur zur redaktionellen Verwendung im Zusammenhang mit der aktuellen Berichterstattung und nur mit vollständiger Nennung des vorstehenden Credits +++ dpa-Bildfunk +++
- Mandatory Credit: Photo by MOHAMMED BADRA/EPA-EFE/REX/Shutterstock (9435021ap) People inspect the rubble of damaged buildings after several airstrikes a day earlier, rebels-held Douma, Eastern Ghouta, Syria, 22 February 2018. More than 25 people got killed in Douma after several airstrikes and shelling by forces allegedly loyal to the Syrian Government. At least 50 people got killed in Eastern Ghouta on the same day. At least 25 people got killed in Douma, Syria – 22 Feb 2018






















