I OFROI 100 MILIONË EURO PËR NJË NATË/ Shoku i Noizyt "thumbon" Encën (FOTO) - AlpeGossip
I OFROI 100 MILIONË EURO PËR NJË NATË/ Shoku i Noizyt “thumbon” Encën (FOTO)

I OFROI 100 MILIONË EURO PËR NJË NATË/ Shoku i Noizyt “thumbon” Encën (FOTO)

Pak kohë më parë bëri namin në rrjete sociale përgjigja e Encës ndaj një fansi i cili e pyeste sa kushtonte një natë me të. “100 milionë euro” i tha Enca dhe më pas bëri një video live për të sqaruar se komentin e kishte me shaka.
Mirëpo një nga djemtë e OTR, shoku i Noizy-t, Don Vidi gjatë videos live të Encës komentonte vazhdimisht shifra, një herë 99 e më pas 100 milionë duke u tallur kështu me artisten për deklaratën e saj.

Don Vidi nuk është mjaftuar me kaq dhe së fundmi është vënë re se në profilin e tij në Instagram ka shkruar “Selfmade”, një fjalë që e dëgjojmë shpesh nga Enca e cila e përdor për të thënë se është bërë vetë e famshme.

Don Vidi e ka shoqëruar edhe me një emoji me gishtin e mesit dhe një emoji derri.