“Kur të ndodh hapi derën”: Ema Andrea ndahet nga i dashuri? – AlpeGossip
“Kur të ndodh hapi derën”: Ema Andrea ndahet nga i dashuri?

“Kur të ndodh hapi derën”: Ema Andrea ndahet nga i dashuri?

Aktorja e njohur Ema Andrea kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për lidhjen e saj me piktorin Eldon Luarasi. Fotot nudo të realizuara nga piktori, por edhe dedikimet romantike që ata i bëjnë njëri-tjetri na bindën se mes tyre ka më shumë sesa shoqëri.

Madje në portale qarkulluan edhe foto ku çifti ishte kapur mat duke u puthur. Edhe pse mediat rozë ziejnë për lidhjen e tyre, ata kanë preferuar të mos flasin publikisht për gjërat e tyre personale.

E ftuar në emisionin “Thumb” Ema është pyetur edhe për jetën e saj personale.

“Për jetën time personale kanë folur shumë. Jetoj hapur. Nëse jam e lumtur, jam e lumtur, nëse jam e trishtuar si sot, jam e trishtuar . Gjëra që s’funksionojnë ndikojnë. Ka momente që më ikën dashuria për jetën. Kur të ndodhin hapi derën! Por kalon.”,- u shpreh Ema.

Kjo përgjigje e aktores së madhe na bëri të dyshojmë se lidhja e saj me piktorin ka përfunduar, ose është në krizë. Ose mbase është një kamuflim që çifti ka vendosur të bëjë për të larguar vëmendjen mediatike nga ta.