Letra: Kam të dashur të ri, por nuk resht së menduari ish-in - AlpeGossip
Letra: Kam të dashur të ri, por nuk resht së menduari ish-in

Letra: Kam të dashur të ri, por nuk resht së menduari ish-in

Nëse filloni një histori të re dashurie pa harruar të  kaluarat, do hasni probleme rrugës. Këtë gjë e tregon mjaft mirë letra e një vajze që është e shqetësuar se mendon të dashurin e vjetër më shumë se të riun. Ajo kërkon ndihmën e ekspertes E.Jean për këtë çështje pasi nuk di si të reagojë.

Letra e vajzës: Dashuria e jetës sime u nda nga unë. Një vit më vonë, unë takova një mashkull të dashur, të adhurueshëm dhe të përkushtuar që u bë i dashuri im. Ish-i dashuri më erdhi pas, më kërkoi falje dhe më propozoi martesë. Unë vendosa të qëndroj me të dashurin e ri. Problemi është se kanë kaluar 2 vite dhe unë mendoj ish-të dashurin, të paktën 15 herë në ditë. Ai vazhdon të më telefonojë. Ende qëndrojmë bashkë pasi kemi një qen të përbashkët. I themi fjalët ‘Të dua’ dhe ndjej flutura në stomak sa herë jam pranë tij. A jam çmendur unë? I dashuri im është shumë i adhurueshëm. Jam e dashuruar me të dy djemtë! Njërin e dua me tru, ndërsa tjetrin me zemër.

Përgjigja e ekspertes: Le ta analizojmë këtë. Nga 120 fjalë në letrën tuaj, 97 janë për ish-të dashurin. Ndërsa për të dashurin që ke tani ke shkruajtur vetëm 23 fjalë. Këtu mund të arrish të kuptosh përgjigjen e fjalës “Dashuria e jetës sime”.