LIGJI I RI/ Do gjobiteni me mbi 2 mijë dollarë nëse nuk shëtisni qentë – AlpeGossip
LIGJI I RI/ Do gjobiteni me mbi 2 mijë dollarë nëse nuk shëtisni qentë

LIGJI I RI/ Do gjobiteni me mbi 2 mijë dollarë nëse nuk shëtisni qentë

Pronarët e qenve mund të gjobiten me 2.700 dollarë nëse nuk shëtisin kafshët e tyre të paktën një herë në ditë. Ky ligj funksionon në Australi, kryesisht në zonën “Australian Capital Territory “.

Projektligji për Ndryshimin e Legjislacionit të Mirëqenies së Kafshëve, i cili u miratua si ligj të enjten, vendos një sërë dënimesh të rrepta në një përpjekje për të përmirësuar mirëqenien e kafshëve.

Pronarët do të përballen me gjoba nëse nuk i sigurojnë kafshëve strehë, ushqim dhe ujë.

Ndërsa ata që i mbajnë lidhur ose i mbajnë të mbyllur në shtëpi, duhet ti lënë të lirë qentë për 2 orë ose do të përballen me ndjekjen penale.

Nëse jetoni në Australi, mendohuni dy herë para se të adoptoni kafshë shtëpiake.