MAKE UP ME QUMËSHT/ Grimi që po dominon verën (VIDEO) – AlpeGossip
MAKE UP ME QUMËSHT/ Grimi që po dominon verën (VIDEO)

MAKE UP ME QUMËSHT/ Grimi që po dominon verën (VIDEO)

Zemra e këtij trendi, e cila po çmend “TikTok”-un është make up-i me qumësht. Ka vetëm emrin të tillë, por nuk ka lidhje në fakt me qumështin.

E vetmja lidhje janë emrat e nuancave që nisin nga latte macchiato e deri në latte cappuccino. Origjina nuk është krejtësisht e re. Është krijuar pesë vjet më parë nga grimerja Tanielle Jai.

“Është për të qeshur se si një look i vitit 2018 është bërë viral pikërisht tani”, shkroi ajo në “Instagram” disa ditë më parë.

“Sot e quajnë make-up me qumësht, por është thjesht një grim prej bronzi i bërë me tone karamele”, shtoi grimerja.

Në terma konkretë, pavarësisht interpretimeve dhe riinterpretimeve më të sofistikuara, është një make-up që mbështetet në ngjyrat e tokës. Rezultati është një efekt natyral, i cili thekson harmoninë e toneve të ngrohta, neutrale.

Në ndihmë vjen Hailey Bieber, e cila nuk ka munguar të publikojë një video në rrjetet e saj sociale ku tregohen të gjitha hapat për një grim perfekt latte.

Pika e fillimit mbetet gjithmonë e njëjtë, hidratimi i saktë, i ndjekur nga një mini konturim që ndihmon në krijimin e thellësisë dhe volumit duke përzier kremra dhe bronzues me ngjyra, së bashku me një korrektor që përdoret për të korrigjuar dhe së bashku për të përcaktuar dhe skalitur mollëzat. Skuqja është një domosdoshmëri, por jo në tonalitete të ftohta.