MES LOTËSH/ Agron Llakaj bën rrëfimin prekës: Tre ditë pasi humba motrën… – AlpeGossip
MES LOTËSH/ Agron Llakaj bën rrëfimin prekës: Tre ditë pasi humba motrën…

MES LOTËSH/ Agron Llakaj bën rrëfimin prekës: Tre ditë pasi humba motrën…

Në Nëntor të vitit 2021, Agron Llakaj humbi të motrën si pasojë e Koronavirusit. Aktori shumë i dashur për publikun ishte së fundmi i ftuar në “7 pa 5”, ku bëri një rrëfim prekës.

Ai u përlot teksa tregoi se 3 ditë pas humbjes së motrës, atij iu desh të kthehej në skenë.

“Në ditën e tretë që humba motrën kam dalë në skenë. Më falni, ju kërkoj ndjesë. Gjithsesi jeta e tillë është, ishim të papërgatitur. Të më falë dhe publiku, se s’doja t’i falja lot sot në këtë ditë. Artistin kështu e ka bërë Zoti, duhet të dalë mbi veten, në fund të fundit ka një rol. Është sakrilegj, jo sakrificë. Realitet i vështirë por ia kemi dalë dhe ia kemi dhënë atë kurorë buzëqeshje, të qeshure publikut. Sepse në fund të fundit mendoj se ndoshta e qeshura mund shumë gjëra, jep besim për jetën”, tha Llakaj.