MËSOJE I TANI/ Një tjetër arsye për të larë dhëmbët më shpesh! – AlpeGossip
MËSOJE I TANI/ Një tjetër arsye për të larë dhëmbët më shpesh!

MËSOJE I TANI/ Një tjetër arsye për të larë dhëmbët më shpesh!

Nëse ndonjëherë keni gjykuar kolegun tuaj vetëm se merr me vete furçën dhe pastën e dhëmbëve në punë, pas kësaj që do të lexoni do ndiheni në faj.

Të lash rregullisht dhëmbët është zakon që sjell shumë përfitime. Përveçse na ndihmon në shëndetin oral,  larja e shpeshtë e dhëmbëve ka avantazhe që lidhen me shëndetin e zemrës. Studime të reja (publikuar në European Journal of Preventive Cardiology), kanë arritur në përfundimin që njerëzit që i lajnë dhëmbët 3 herë në ditë janë 12% më pak të rrezikuar të kenë probleme kardiake, krahasuar me ata që s’i lajnë rregullisht.

Gjatë një studimi më të thelluar rreth efekteve që jep mosha, apo duhanpirja tek sëmundjet e zemrës, ekspertët zbuluan se ka një lidhje mes larjes së rregullt dhe të shpeshtë të dhëmbëve dhe sëmundjeve të zemrës.

Nga njerëzit që morën pjesë në studim, 4.17% e tyre që përdornin çamçakëz kishin pësuar infarkt, krahasuar me 3.95% të atyre që s’përdorin çamçakëz. Ndonëse diferenca është e vogël, njerëzit që kanë humbur një pjesë të mirë të dhëmbëve të tyre janë më të prirur për sëmundje kardiake krahasuar me ata që kanë dhëmbë rezistentë.

Çfarë këshillohet? T’i lani dhëmbët për të paktën 2 minuta dy herë në ditë. Kështu, i bëni nder si shëndetit oral ashtu dhe zemrës! Dhe mos harroni të shmangni përdorimin e çamçakizit. Në vend të tij mbani një kuti furçash me vete.