MËSOJINI TANI/ 7 ushqimet që duhen evituar për të pastruar arteriet e zemrës – AlpeGossip
MËSOJINI TANI/ 7 ushqimet që duhen evituar për të pastruar arteriet e zemrës

MËSOJINI TANI/ 7 ushqimet që duhen evituar për të pastruar arteriet e zemrës

Kur flasim për shëndetin e zemrës të gjithë e dimë se çdo gjë fillon me ushqimin e shëndetshëm dhe evitimin e ushqimeve të yndyrshme. Megjithatë nuk është kaq e thjeshtë pasi shumë ushqime që në pamje të parë janë të shëndetshme, në fakt dëmtojnë arteriet e zemrës. Prandaj është e rëndësishme të dini se çfarë duhet të evitoni. Më poshtë ju tregojmë disa nga këto ushqime që duhen evituar sipas ‘Bright Side’:

1-Mishi i kuq

Mishi i kuq nuk është ushqimi më i mirë për zemrën tuaj. Një studim ka treguar se personat që e konsumojnë atë shpesh kanë shfaqur probleme të zemrës. Ky produkt rrit rrezikun e atakut.

2-Perimet dhe supat e konservuara

Në pamje të parë të shëndetshme, por shpeshherë ato përmbajnë shumë kripë duke rritur kështu presionin e gjakut.

3-Ushqimet e ngrira

Ushqimet e ngrira janë një mënyrë e shpejtë, e lirë dhe me pak kalori. Megjithatë ato përmbajnë në sasi të lartë sodium. Trupi i njeriut mund të përballojë vetëm 2000 miligram sodium, por këto ushqime përmbajnë gjysmën e kësaj sasie vetëm në një vakt.

4-Mishi i tymosur

Ky produkt rrit nivelin e kolesterolit duke shkaktuar rritjen e yndyrnave në venat e gjakut.

5-Ëmbëlsirat

Ëmbëlsirat duhen shijuar, mirëpo përdorimi i tepërt i tyre shkakton sëmundje të zemrës.

6-Ushqimet e skuqura

Ushqimet e skuqura janë të dëmshme për shëndetin pasi përmbajnë shumë yndyrna.

7-Pijet me gaz

Një studim ka zbuluar se përdorimi i përditshëm i pijeve më gaz rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.