Këngëtarja Aurela Gaçe konsiderohet si një nga këngëtaret më të mira të skenës shqiptare, e cila vlerësohet për vokalin dhe energjinë e pashtershme në performancat e saj.
Gjithashtu ajo është nënë e dy vajzave të cilat duket se janë duke shkuar në gjurmët e nënës së tyre sa i përket dashurisë për muzikën.
Mbrëmjen që lamë pas Aurela ka publikuar një video në rrjete sociale në të cilën shfaqet me vajzat e saj Grace dhe Abigail duke kënduar.
“ Abi kendon me motren edhe me mamin. Zot faleminderit,”-përfundon Aurela krahas videos së publikuar ku vogëlushet këndojnë sëbashku me të.