NËSE DYSHON SE TË GËNJEN/ Këto 6 shenja tregojnë se duhet të bëni kujdes – AlpeGossip
NËSE DYSHON SE TË GËNJEN/ Këto 6 shenja tregojnë se duhet të bëni kujdes

NËSE DYSHON SE TË GËNJEN/ Këto 6 shenja tregojnë se duhet të bëni kujdes

Gënjeshtarët i nxjerr zbuluar gjuha e trupit! Kështu thotë Blanca Cobb, eksperte e gjuhës së trupit, e cila thekson se duhet të përcaktoni zakonet e tyre normale.

Njeriu fiton aftësinë e të gënjyerit në moshën 3-vjeçare e prej atij moment askush nuk di të ndalet. Gënjejmë pothuajse për çdo gjë dhe pse i quajmë gënjeshtra të bardha. Nëse nuk doni të gënjeheni vëreni me kujdes shenjat e mëposhtme pasi do t’ju ndihmojnë të dalloni dhe gënjeshtarin më të aftë.

1.Gjuha e trupit

Gënjeshtarë kanë tendencë për të mbajtur duart e tyre të fshehura (shtrëngojnë duart e tyre së bashku, i mbajnë brenda xhepave apo pas shpine). Nëse ata kafshojnë buzët e tyre , ndërsa ju jeni duke folur ata po përgatiten të thonë një gënjeshtër. Gënjeshtarë kanë tendencë të prekin flokët, fytyrën dhe qafën.

2.Frymëmarrje

Kur njerëzit gënjejnë, ata kanë tendencë për të marrë frymë rëndë dhe zëri i tyre të ulet.

3.Ngurtësi

Kur dikush gënjen nuk ndihet rehat dhe lëviz në mënyrë ta pavullnetshme.

4.Djersitja e tepërt

Kur gënjejmë, edhe në qoftë se kjo është një gënjeshtër e bardhë, ne djersijmë shumë më tepër, sepse djersitja është një përgjigje e natyrshme e stresit.

5.Shikoni në sytë e mi

Një gënjeshtar do të përpiqet gjithmonë të shmangë kontaktin me sy.

6.Le të ndryshojë temë

Edhe në qoftë se një person është një gënjeshtar me përvojë me siguri do të përpiqet të ndryshojë temë sepse dikush që nuk thotë të vërtetën asnjëherë nuk ndihet rehat.