Kohët e fundit po shohim gjithnjë e më shumë trende të çmedura të cilat po “revolucionarizojnë” botën e modës.
Trendi i fundit janë këto xhinset këtu, që kushtojnë rreth 67 paundë dhe ç’është e vërteta po korrin një sukses të paparë me shitjet.
Xhinset në fjalë janë një ide “gjeniale” për ditët e nxehta në të cilat pantallonat e gjata nuk durohen ndërsa të shkurtrat janë shumë të mërzitshme.
Me një të çarë e cila vetëm ngjitet lart pa mbarim, këto duken si pantallonat e së ardhmes.
Sigurisht, mbase për në një planet tjetër. Të ardhmes nuk i dihet asnjëherë!
Kompania që ka hedhur në treg një model të tillë xhinesh është siguruar që ta reklamojë produktin e saj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ndonë se nuk dihet ende nëse ky trend do të “përqafohet’ nga vajzat e famshme apo nga blogeret e modës, këto pantallona duket se e kanë arritur qëllimin e tyre. T’i bëjnë media të flasin për to.