‘Nuk kam fjetur dot’. Ja reagimi i Sara Kapos kur pa ish të dashurën e partnerit (VIDEO) – AlpeGossip
‘Nuk kam fjetur dot’. Ja reagimi i Sara Kapos kur pa ish të dashurën e partnerit (VIDEO)

‘Nuk kam fjetur dot’. Ja reagimi i Sara Kapos kur pa ish të dashurën e partnerit (VIDEO)

Kënga dhe klipi “Watching you” i Sara Kapos është pritur mjaft mirë nga publiku. Nisur nga kënga e saj moderatori Ermal Peçi i drejton një pyëtesor në “Një kat më lart” për të kuptuar sesa e vëmendshme është ajo ndaj partnerit të saj. A është Sara një femër xheloze? I bie shpesh telefonit të partnerit të saj?

“Jo, jam me idenë mos i bëj tjetrit atë që s’do të të bëj. Tirana është shumë e vogël, merren vesh shumë kollaj gjërat. Kam gocat (qesh)” – i thotë ajo Ermalit.

Ajo nuk ngurron të thotë se nuk i ndjek ish partneret e tij, vetëm në rastin kur ajo mund të jetë më e mirë se Sara. Po si do ndiheshe ajo nëse ish-partneri i saj do te fliste jo mirë për të?

“Nuk e di, por duhet të presi për një përgjigje. Edhe te videoklipi që duket shumë naiv, ka disa mesazhe shumë të vogla, që nuk e di në i ka kuptuar njëri” – vijoi Sara.

Cila është gjëja më e shëmtuar që Sara ka parë me të dashurin e saj? Përgjigjja është shumë “Sara”.

E dini çfarë? Ish e dashura e tij!

“Ishte shumë … nuk kam fjetur atë ditë…” –përfundoi Sara.

Ndiqni bisedën në “Një kat më lart” me Sara Kapon dhe Ermal Peçi (minuta 13)