“ISHIM FËMIJË…”/ Bashkëshorti i Olta Bokës feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur ajo ta urojë – AlpeGossip
“ISHIM FËMIJË…”/ Bashkëshorti i Olta Bokës feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur ajo ta urojë

“ISHIM FËMIJË…”/ Bashkëshorti i Olta Bokës feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur ajo ta urojë

Pak kohë para se të sillte në jetë vajzën e saj, Gaian, Olta Boka na prezantoi vitin e shkuar edhe me partnerin, Iv Rrokaj. Marrëdhënia e tyre përflitej lart e poshtë prej kohësh, por ata vendosën ta pranonin hapur në momentin që mësuan se në jetën e tyre do vinte në jetë një bekim i madh. Edhe sot që të gjithë janë në dijeni për marrëdhënien e Oltës, këngëtarja tregohet shumë e rezervuar për jetën e saj private. Postimet familjare me partnerin apo me të bijën janë me pikatore dhe vijnë vetëm në raste shumë të rralla, si ditën e sotme.

Ivi feston sot ditëlindjen dhe Olta si rrallëherë ka publikuar një foto me të dhe i ka bërë një dedikim publik. Në foto ata shfaqen të buzëqeshur përkrah njëri-tjetrit, teksa shihen të veshur me bluza të njëjta.

“Gëzuar ditëlindjen shpirt! Ishim fëmijë dhe u bekuam me fëmijë!”, shkruan Olta përkrah fotos me partnerin.

Kujtojmë se për pak ditë çifti do të festojnë edhe 1-vjetorin e ardhjes në jetë të vajzës së tyre. E vogla e familjes Gaia lindi në 15 korrik të 2020-s dhe që prej atij momenti ka ndryshuar plotësisht jetën e mami Oltës dhe babi Ivit. Duke u përpjekur që të ruajë në maksimum privatësinë, Olta nuk ka publikuar asnjë foto portret të vajzës dhe ne po presim ende të njihemi me të.