“NUK KAM TURP SE VISHEM LIRË, UNË S’BËJ JETË LUKSI”/ Skerdi prek me rrëfimin (FOTO) – AlpeGossip
“NUK KAM TURP SE VISHEM LIRË, UNË S’BËJ JETË LUKSI”/ Skerdi prek me rrëfimin (FOTO)

“NUK KAM TURP SE VISHEM LIRË, UNË S’BËJ JETË LUKSI”/ Skerdi prek me rrëfimin (FOTO)

Skerdi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi për shkak të deklaratave. Fillimisht këngëtari deklaroi se do të largohej nga muzika dhe vetëm pak ditë më pas u rikthye për të lajmuar se shumë shpejt do të publikojë këngën e re.

Pak më parë, Skerdi ka bërë një tjetër deklaratë kuptimplot%, këtë herë mbi jetën e tij.

Këngëtari shkruan se për të nuk janë të rëndësishme, makinat luksoze apo veshjet e shtrenjta, por muzika.

“Të dashur ndjekës, tani është koha të flas unë. Tërë jetën time, jam munduar të fokusohem në muzikë sepse vetëm aty e kam gjetur veten. Rrallë herë i kam dhënë rëndësi veshjes edhe pse jetojmë në një kohë në të cilën po s’u duke mirë ‘nuk je IN’, gabim! Unë nuk mendoj kështu ose thënë ndryshe unë nuk jam ky.

Unë nuk i jap rëndësi markave të shtrenjta, para kësaj kam gjëra më të rëndësishme. Unë nuk i jap rëndësi një makine të shtrenjtë e as një jete prej luksi. Kam blerë rroba aty ku blini edhe ju të dashur ndjekës, dhe nuk më vjen turp, pavarësisht se jam këngëtar dhe e do profesioni, por unë jam ky – Skerdi i thjeshtë që do t’ju servoj vetëm muzikë të bukur.

Nuk dua që unë të identifikohem për firma, makina luksoze apo pushime super të shtrenjta, dua që ta dëgjoni muzikën time, për këtë kam luftuar gjithmonë dhe do vazhdoj edhe më tutje. Dhe për fund, nuk është turp po u vishe lirë, turp ështëkrimi apo gënjeshtra. Unë jam ky, dhe dua që të më vlerësoni për këtë gjë. Ju dua juve që më mbështetni por edhe juve që kritikoni”, ka shkruar Skerdi.