PAS DEBATIT QË PATËN NË STUDIO/ Ana 1 dhe Fationi filmohen bashkë pas daljes nga “Për’puthen” (VIDEO) – AlpeGossip
PAS DEBATIT QË PATËN NË STUDIO/ Ana 1 dhe Fationi filmohen bashkë pas daljes nga “Për’puthen” (VIDEO)

PAS DEBATIT QË PATËN NË STUDIO/ Ana 1 dhe Fationi filmohen bashkë pas daljes nga “Për’puthen” (VIDEO)

Ana Lleshi dhe Fation Kuqari ishin një ndër çiftet më të komentuar të emisionit “Për’puthen”, të cilët e shprehën që në hyrjen e tyre pëlqimin për njëri-tjetrin.

Pas disa takimeve shumë lozonjare së bashku, gjërat nuk shkuan mirë mes çiftit dhe ata nisën të thumbojnë shpesh njëri-tjetrin në studio.

Me ardhjen e vajzës së re, Melisës, marrëdhënia e Anës dhe Fationit u prish thuajse totalisht, madje ata patën edhe një ballafaqim të ashpër për t’u sqaruar me njëri-tjetrin.

U duk se marrëdhënia e tyre nuk do të “ngjitej” më, por duket se e paskemi pasur gabim!

Ana dhe Fationi janë bërë sërish bashkë, madje janë takuar së fundmi dhe nuk e dimë ç’po kurdisin.

Ka qenë autorja e emisionit, Olsa Muhameti, ajo që ka ndarë në InstaStory video të çiftit të cilët qeshnin së bashku, gjithashtu në praninë e gazetares së “Për’puthen”.

“Cfarë po ndodh?”- shkruan Olsa krahas videos që i bëri të gjithë kaq shumë kuriozë!

Kliko linkun

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2021/02/88880549_432170911351716_8357397829571267438_n.mp4?_=1

Nuk e dimë nëse do të ketë një “Post Për’puthen” ku ish-konkurrentët do të mblidhen për të diskutuar së bashku, pasi edhe konkurrentja Shqipe Hysenaj ka lënë vend për dyshim se mund të rikthehet në këtë emision. Mbetet të presim për të parë ç’do të ndodhë!