Pas lajmit se do të bëhen prindër, Bes Kallaku ka një tjetër dedikim të ndjerë për Xhensilën – AlpeGossip
Pas lajmit se do të bëhen prindër, Bes Kallaku ka një tjetër dedikim të ndjerë për Xhensilën

Pas lajmit se do të bëhen prindër, Bes Kallaku ka një tjetër dedikim të ndjerë për Xhensilën

 

Ata të dy tashmë po shijojnë dimensionin e vërtetë të lumturisë për një çift të dashuruarish! Më në fund, pas lajmeve që qarkulluan në media, ata u dorëzuan ditën e djeshme, me dëshirën për t’i “bërtitur” gjithë botës dhe fansave të tyre, lajmin më të bukur…atë të pritjes së ëmbël!

 

Aktori Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj do të bëhen së shpejti prindër, dhe ngjarje më të bukur që mund të shenjojë jetën e tyre nuk mund të ketë këtë periudhë. Pas fotos së parë, që vërtetoi tymnajën e thashethemeve deri më sot, gjithashtu edhe dedikimin e babait të ardhshëm Besit, që lexohet në rreshta si një ndjesi e vyer, aktori i njohur i humorit, ka postuar një tjetër foto me një dedikim shumë të bukur.

 

“Jetë që sjell jetë” ka shkruar ai, duke i bërë tag me këtë foto bashkëshortes së tij, Xhensilës! Çifti i njohur i showbiz-it, e kanë bërë publik këtë lajm ditën e djeshme, nga një destinacion vërtet i këndshëm që mbledh bashkë shumë kujtime të bukura për ta. Qyteti i Como-s, vendi ku ata realizuan sesionin fotografik përpara dasmës dhe ku Xhensila mori propozimin për martesë, ishte sërish zgjedhja e të dyve për të shpallur lajmin më të bukur në botë.

Vërtet foto shumë të bukura, dhe dedikime shumë të ndjera!