PËR JU QË KENI PROBLEME ME RËNIEN E FLOKËVE/ Mësoni disa këshilla që do ju duhen për parandalimin e këtij problemi – AlpeGossip
PËR JU QË KENI PROBLEME ME RËNIEN E FLOKËVE/ Mësoni disa këshilla që do ju duhen për parandalimin e këtij problemi

PËR JU QË KENI PROBLEME ME RËNIEN E FLOKËVE/ Mësoni disa këshilla që do ju duhen për parandalimin e këtij problemi

Për të parandaluar rënien e flokëve, ajo që duhet të bëni fillimisht është të përdorni produkte natyrale të cilat do ju ndihmojnë më shumë se sa përdorimi i produkteve mjaft të shtrenjta.
Më poshtë ju bashkangjisim disa këshilla sipas ‘Healthyonline’, të cilat ju ndihmojnë të reduktoni rënien e flokëve:
-Trajtimi me lëngje natyrore
Shpëlajini flokët tuaj me lëngje natyrore. Si për shembull me lëngun e hudhrës, qepës, xhenxhefilit, etj. Mbajini flokët me këtë lëng për gjatë gjithë natës dhe lajini në mëngjes.
-Masazhoni herë pas here kokën
Masazhoni herë pas herë skalpin e kokës. Është e sugjerueshme për disa minuta në ditë sepse ndihmon dhe stimulon qarkullimin e gjakut.
-Antioksidantët
Aplikoni çaj të ngrohtë jeshil në kokën tuaj dhe mbajeni këtë përzierje për një orë. Çaji jeshil përmban antioksidantë që parandalojnë humbjen e flokëve dhe nxitin rritjen e tyre.
-Praktikoni meditimin
E besoni ose jo, shpeshherë shkaku kryesor i rënies së flokëve është stresi dhe tensioni. Meditimi do t’ju ndihmojë në uljen e tyre dhe do të rivendosë ekuilibrin hormonal./revistawho.com