PAS ARDHJES NË JETË TË DJALIT/ Meghan dhe Harry dëshirojnë të kenë një fëmijë tjetër – AlpeGossip
PAS ARDHJES NË JETË TË DJALIT/ Meghan dhe Harry dëshirojnë të kenë një fëmijë tjetër

PAS ARDHJES NË JETË TË DJALIT/ Meghan dhe Harry dëshirojnë të kenë një fëmijë tjetër

Meghan Markle solli në jetë ditën e djeshme, fëmijën e saj të parë i cili ishte një djalë. Burime pranë revistës ‘People’ kanë zbuluar se Princ Harry është shumë i entuziazmuar për lindjen e djalit të tij, sa ka menduar së bashku me dukeshën e Sussex të kenë dhe një fëmijë tjetër. Dyshja e ka konsideruar të paturit shumë fëmijë si një ëndërr që do donin ta realizonin.

Kujtojmë se ndonëse ka kaluar 1 ditë nga lindja e Meghan Markle, çifti mbretëror nuk e ka zbuluar ende emrin e fëmijës së tyre të parë. Ashtu siç kanë bërë të ditur dhe në faqen e tyre zyrtare në ‘Instagram’, informacione të reja pritet të bëhen të ditura shumë shpejt.