RTSH ZGJIDH PROBLEMIN E KËNGËVE/ Por humbet miliona klikime – AlpeGossip
RTSH ZGJIDH PROBLEMIN E KËNGËVE/ Por humbet miliona klikime

RTSH ZGJIDH PROBLEMIN E KËNGËVE/ Por humbet miliona klikime

“[Kemi] një problem teknik. Kjo situatë do të jetë e përkohshme dhe e gjithë lista e këngëve do të shfaqet sërish në playlist, pasi problemi të zgjidhet,” tha RTSH për Anabel.al, fill pasi u fshinë nga kanali i YouTube-it të gjitha këngët e “Festivalit të Këngës”. Mirëpo duket se problemi teknik nuk është zgjidhur, pasi këngët, të cilat rezultonin si “private” dhe “deleted” (e fshirë) janë rihedhur nga fillimi.

Për momentin (e shtunë, 10:35), klikimet variojnë nga 13 views (Genc & Nadia Tukiçi – Ju flet Tirana) në 476 (Elvana Gjata – Me tana), shifra të pallogaritshme në krahasim me klikimet që thyen rekord në historinë e Radio Televizionit Shqiptar në YouTube. Më shumë se 4 milionë numëronte “Me tana”, 1 milion “Eja merre” e Era Rusit dhe diku te 800 mijë “Shaj” e Arilena Arës.