Skeçi që zbuloi anën tjetër të këngëtares: Elvana aktore, po që ishte surprizë! (VIDEO) – AlpeGossip
Skeçi që zbuloi anën tjetër të këngëtares: Elvana aktore, po që ishte surprizë! (VIDEO)

Skeçi që zbuloi anën tjetër të këngëtares: Elvana aktore, po që ishte surprizë! (VIDEO)

Elvana Gjata duket se kishte përgatitur një sërë surprizash mbrëmjen e djeshme e ftuar tek ‘Xing me Ermalin’. Përpos projekteve dhe këngëve të reja të mini albumit “3″EP, Elvana foli për familjen, të shkuarën dhe pranoi publikisht lidhjen e re të dashurisë.

Por pjesën më të bukur dy miqtë e vjetër duket se e kishin lënë për në fund. Elvana ishte talent i vërtetë në aktrim!

Ndonëse këtë e vumë re teksa imitonte prindërit, gjë e cila u duartrokit nga publiku, në skeçin e realizuar bashkë me Ermalin, na surprizoi të gjithëve.

Këngëtarja, është diplomuar për regji në Akademinë e Arteve, por nuk e ka ushtruar kurrë këtë profesion tjetër të sajin.

Megjithatë, në të ardhmen asnjëherë nuk i dihet, pasi vetë Ermali la të kuptohet që shumë shpejt mund ta shohim edhe si aktore.

Dhe në fakt, nga duartrokitjet dhe reagimet e njerëzve edhe në rrjete sociale, Elvana aktore ishte vërtetë surpriza e gjithë emisionit!