“VENDIMI NUK ISHTE I LEHTË…”/ Harry flet për herë të parë pas largimit nga mbretëria – AlpeGossip
“VENDIMI NUK ISHTE I LEHTË…”/ Harry flet për herë të parë pas largimit nga mbretëria

“VENDIMI NUK ISHTE I LEHTË…”/ Harry flet për herë të parë pas largimit nga mbretëria

Princ Harry ka folur për herë të parë pas deklaratës së bujshme të largimit nga Mbretëria në një event bamirësie në Londër, të cilin ai e themeloi në 2006-ën.

Princi tha se “ka gjetur dashurinë dhe lumturinë” tek Meghan dhe se dashurinë për Mbretërinë e Bashkuar nuk do e ndryshojë askush. Harry u shpreh se është ndjerë nën presion dhe është në kërkim të një jete më të qetë.

Dua të dëgjoni të vërtetën nga unë, aq sa mund të ndaj me ju, jo si princ, jo si dukë, por si Harry. Vendimi që mora për veten dhe bashkëshorten time nuk ishte i lehtë. E mora vendimin pas shumë muajsh diskutim, pas shumë vitesh sfidë. Dhe e di që jo çdo herë ia kam dalë, por sa më shumë që kjo vazhdon, nuk kam zgjidhje tjetër”.

Ai u shpreh se ka respektin më të madh për Mbretërshën dhe e falenderoi për mbështetjen që i ka dhënë Meghanit.

Do kem gjithmonë respektin maksimal për gjyshen tim dhe i jam mirënjohëse asaj dhe familjes për mbështetjen që i kanë dhënë Meghanit muajve të fundit. Do vazhdoj të jem njësoj, njeriu që i përkushtohet kauzave, bamirësisë që janë shumë të rëndësishme për mua”.

Meghan dhe Harry tashmë kanë humbur titujt e tyre mbretërorë dhe gjithashtu do t’u kthejnë taksapaguesve 2.4 milionë paundë, para të përdorura për rinovimin e shtëpisë së tyre, Frogmore Cottage.