STUDIMI ZBULON ARSYET/ Ja pse meshkujt humbasin kile më shpejt se femrat – AlpeGossip
STUDIMI ZBULON ARSYET/ Ja pse meshkujt humbasin kile më shpejt se femrat

STUDIMI ZBULON ARSYET/ Ja pse meshkujt humbasin kile më shpejt se femrat

Humbja në peshë është një qëllim që miliona njerëz ja kanë vendosur vetes. Për shumë arsye, femrat dhe meshkujt tentojnë të humbasin kile që të ndihen më mirë me veten. Por gjithmonë ka pasur një diskutim të hapur për hipotezën: Një mashkull dobësohet më shpejt se një femër.

Së fundmi një studim i publikuar në ‘Times of India’ ka nxjerrë të dhëna interesante për këtë hipotezë. Sipas tyre është e vërtetë që meshkujt dobësohen më shpejt. Kjo vlen edhe për rastet kur kanë të njëjtin regjim me një femër.

Arsyet janë:

Femrat janë më të fiksuara se meshkujt pas ushqimit.

Femrat janë të lidhura emocionalisht me ushqimin, ndërsa meshkujt nuk e kanë këtë problem.

Meshkujt e kanë shumë më të thjeshtë se femrat që t’i bëjnë ballë nepsit për një ushqim të shijshëm.

Ajo që këshillojnë studiuesit është që femrat duhet të shmangin të ngrënin e udhëhequr nga emocionet, sidomos nëse synojnë rënien në peshë.