“Të hash sa për dy” qenka miti më i rrezikshëm gjatë shtatzënisë dhe ka një arsye madhore – AlpeGossip
“Të hash sa për dy” qenka miti më i rrezikshëm gjatë shtatzënisë dhe ka një arsye madhore

“Të hash sa për dy” qenka miti më i rrezikshëm gjatë shtatzënisë dhe ka një arsye madhore

Edhe pse të gjithë e dimë se një copë tortë më shumë gjatë shtatzënisë, është pjesë e nepsit që kanë thuajse të gjitha gratë, shprehja “të hash sa për dy”, paraqet rreziqe shëndetësore për fëmijën dhe nënën.

Ky është perfundimi i disa studimeve të reja të botuara në revistën “Diabetologia”, sipas të cilave, nëse një grua fiton shumë peshë gjatë shtatëzanisë, mund të ketë efekte negative te foshnja.

Sipas studimit të mbajtur në Hong Kong, ku u morën nën vëzhgim 905 dyshe nënë -fëmijë, nëse shton peshë të madhe mund të vendosësh pasardhësin në rrezik.

Fëmija mund të jetë edhe më i predispozuar ndaj Makrosomisë, gjendja kur një i porsalindur është dukshëm më i madh se mesatarja.

Hulumtuesit kanë zbuluar se gratë shtatzëna që kishin fituar peshë më të madhe se vlera e rekomanduar, kishin lindur fëmijë me presion të lartë të gjakut dhe kontroll më të ulët të sheqerit në gjak, sesa ata me nëna që fitonin peshë brenda vlerës së rekomanduar.