Nëse keni parë ndopak televizion këto kohë, me siguri që ju ka rënë në sy roza e ndezur (magenta), e cila duket se është kthyer në një nga ngjyrat e preferuara të vajzave të ekranit.
Të dielën, në “Portokalli”, Xhemi zgjodhi një kostum kokë e këmbë rozë, kombinuar me sandale.
Një ngjyrë të ngjashme preferoi edhe Bieta Sulo, e cila gjithashtu ishte e pranishme në “Portokalli” si e ftuar.
Një ditë më pas, “Në kurthin e Piter Pan”, Alketa i qëndroi besnike xhaketave të preferuara të momentit. Kostumin e shoqëroi me një bluzë të bardhë dhe atlete.
Për momentin, Rudina Magjistari ka preferuar më shumë nuancat e blusë, megjithëse nuk i rezistoi dot rozës në fillim të shkurtit.