TË MREKULLUESHME/ Stilistja me famë botërore, për koleksionin e ri, frymëzohet nga Shqipëria! – AlpeGossip
TË MREKULLUESHME/ Stilistja me famë botërore, për koleksionin e ri, frymëzohet nga Shqipëria!

TË MREKULLUESHME/ Stilistja me famë botërore, për koleksionin e ri, frymëzohet nga Shqipëria!

Stilistja me famë botërore, Vivienne Westwood, për koleksionin e saj të ri është frymëzuar nga rrënjët e folklorit shqiptar! Diçka të tillë ishte Armina Mevlani që e ndau në Instagram me ndjekësit e saj, teksa ndodhet në Paris, për Javën e Modës atje.

Westwood, shumë e famshme për dizajnet e saj me mesazhe, ka krijuar së fundmi veshje që ngjajnë shumë me folklorin e vjetër shqiptar.

Kostumet tipike të burrave nga veriu në të cilat mbizotëron ngjyra e kuqe, e bardhë dhe e zezë.

Siç edhe Armina na e tregon nëpër Instastory, edhe moodboard-i (kolazhi i imazheve, shkrimeve dhe ngjyrave që tregojnë pak a shumë nga është frymëzuar dizajni) ka detaje nga vendi ynë.

Stilistja britanike u bë shumë e famshme në botë pikërisht prej filozofisë që ka rreth modës. E lodhur nga moda monotone, ishte ndër të parat që përfshiu lëvizjen punk në dizajnet e saj.

Çdo koleksion i ka rrënjët tek besimi, interesat dhe idetë e saj! Fustani i famshëm i Carrie Bradshaw tek filmi “Sex and the City” është dizenjuar nga Westwood. Që nga ajo kohë, fustanet e nusërisë së Westwood janë kthyer në të preferuarat e vajzave të famshme!

Pamela Anderson, një prej mikeve më të mira të stilistes, u bë fytyra e koleksioneve të saj në 2008-ën. Një vit më vonë, ajo sfiloi në Londër për të prezantuar linjën e  re të veshjeve nga Westwood.

Për koleksionin e saj Pranverë/Verë 2012, ajo u frymëzua nga grekët e lashtë. Veshjet e burrave kishin detaje të marra nga statujat e lashta të Olimpit.

E konsideruar si një prej stilisteve më të mira në Britani, Westwood nuk pati kurrë frikë të jetë kontroversiale. Ajo gjithnjë ka menduar se njerëzit përgjatë historisë së njerëzimit janë veshur më mirë nga sot, ndoshta prandaj frymëzimi i radhës ishte Shqipëria!