TENDECAT E REJA TË FLOKËVE NË DIMËR/ Ja si t’i ruash ondet në stinën e ftohtë (FOTOT) – AlpeGossip
TENDECAT E REJA TË FLOKËVE NË DIMËR/ Ja si t’i ruash ondet në stinën e ftohtë (FOTOT)

TENDECAT E REJA TË FLOKËVE NË DIMËR/ Ja si t’i ruash ondet në stinën e ftohtë (FOTOT)

Dimri është ulur këmbëkryq, por kjo nuk do të thotë që flokët të bien në një gjumë letargjik siç ndodh zakonisht në këtë stinë. Sapo temperaturat bie nën zero, shumica nga ne nuk mendon për stile flokësh, për modele të reja. Po pse jo?

Para se të filloni të bëni kapjen klasike të flokëve, jini pak më të vëmendshme. Këtë herë është radha e të gjitha vajzave me flokë me onde apo kaçurrela.

Më poshtë do të gjeni disa prej stileve më të bukura të kësaj periudhe të ftohtë.

I përkryer për çdo festë apo edhe në përditshmëri mbetet bishtaleci, që këtë sezon është prej trendeve më të pëlqyera.

Në flokë të gjatë apo të shkurtër, në bionde apo brune, gërsheti i jep pamje të re look-ut tuaj dhe ju bën të ndiheni edhe më rehat.

Në konsideratë, këtë sezon mbani edhe kapelat apo kapuçat.

Në flokët kaçurrela, aksesorët janë gjithmonë shumë interesantë.

Frymëzohuni nga këto foto.