‘Thuaj JO’: Babai që ‘prishi’ propozimin e së bijës është ylli i ri i internetit! – AlpeGossip
‘Thuaj JO’: Babai që ‘prishi’ propozimin e së bijës është ylli i ri i internetit!

‘Thuaj JO’: Babai që ‘prishi’ propozimin e së bijës është ylli i ri i internetit!

Allison Barron dhe Levi Bliss janë bashkë prej dy vitesh dhe këtë fundjavë u fejuan. Babai i Allison dhe Bliss menduan bashkë propozimin dhe thuhet se shkojnë shumë mirë bashkë, dhe pikërisht kjo e bëri edhe më argëtues momentin e pyetjes së madhe.

Ndërkohë që Bliss ulej në gjunjë me një unazë në dorë përpara Allison-it, i ati i saj qëndronte diku tutje me pankartë në dorë ku shkruhej ‘Thuaj JO’.

 

Ndonëse mund të duket si një surprizë me zarar, duke e njohur mirë babain e vajzës, të dy e morën me sportivitet dhe publikuan foton e tij në internet. Dhe tani fotoja ka marrë dhenë.

 

Duke qenë se Barron e përjetoi me të qara surprizën e bukur të partnerit, ndërhyrja e të atit e bëri të qeshë dhe të qetësohet. Dhe në fund sigurisht që tha ‘po’. Kurse babai është kthyer në meme.