VAJZA E DEPUTETIT SHQIPTAR FESTON DITËLINDJEN/ Torta “e çuditshme” e ditëlindjes rrëmben vëmendjen e të gjithëve (FOTO) – AlpeGossip
VAJZA E DEPUTETIT SHQIPTAR FESTON DITËLINDJEN/ Torta “e çuditshme” e ditëlindjes rrëmben vëmendjen e të gjithëve (FOTO)

VAJZA E DEPUTETIT SHQIPTAR FESTON DITËLINDJEN/ Torta “e çuditshme” e ditëlindjes rrëmben vëmendjen e të gjithëve (FOTO)

Vajza e Niko Peleshit, Aleksia ka festuar 17-vjetorin me miqtë e saj më të afërt.

Bukuroshja brune është mjaft aktive në Instagram, ku publikon vazhdimisht foto nga momente të veçanta nga jeta e saj.

Së fundi, ajo ka publikuar disa foto nga surpriza e ditëlindjes që i bënë mikeshat dhe na duhet të themi që ishte super e veçantë.

Një tortë me fytyrën e Art Daullxhiut të printuar, në të cilën shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen Mbret!”.

Për të gjithë ju që nuk e njihni, Art Daullxhiu është bërë i famshëm në emsionin “Zonë e lirë” ku kërkonte nuse dhe fytyrën e tij e gjen në çdo meme shqiptare.

“Torta më e çuditshme që kam marrë ndonjëherë por i dua këto 4 idiotet”, shkruan Aleksia duke iu referuar mikeshave të saj.

Aleksia ishte vetëm 14 vjeçe kur e pamë për herë të parë në kopertinën e një reviste italiane.

Tiparet e bukura zeshkane, karakteristike shqiptare dhe veshja popullore, bënë bujë në të gjitha mediat në atë kohë.