"VETËM TA SHOH NJË HERË"/ Olti Curri i ofron lekë Nora Istrefit (FOTO) - AlpeGossip
“VETËM TA SHOH NJË HERË”/ Olti Curri i ofron lekë Nora Istrefit (FOTO)

“VETËM TA SHOH NJË HERË”/ Olti Curri i ofron lekë Nora Istrefit (FOTO)

Pak muaj më parë në media bëri bujë një deklaratë e blogerit dhe opinionistit të njohur Olti Curri kundër këngëtares Tuna. Pas koncertit recital të Tunës, Olti e thumboi keq këngëtaren duke e krahasuar koncertin e  saj me një fast- food

“Ku e panë Divën në këtë koncert? Te fustani atllas që duket si perde e teatrit të kukullave? Te skenografia me tre karrige dhe një ekran që duket si shfaqje maturantësh në një klasë gjimnazi për mbylljen e vitit shkollor? Apo tek skena që duket si kabinë dushi, aq e vogël sa po të hapë krahun Tuna, i thyejnë turinjtë orkestrës ose balerinëve! Po masa të rrepta sigurie pse? Tuna s’ka lënë fast-food, lokal, lulishte pa kënduar edhe nuk e ka prekur kush me dorë. Gjynah kolegë gazetarë që tallen kështu me një artiste.”, shkruante ai.

Ndërkohë, siç duket Olti një mendim ndryshe paska për kunatën e saj, Nora Istrefin, me të cilën siç dihet Tuna nuk shkon mirë. Blogeri ka publikuar një foto të shkëputur nga intervista që Nora dhe mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Xing me Ermalin’ dhe pranë saj ka shkruar mendimin që ka për këngëtaren.

“Nora Istrefi vajza më e qetë e estradës… Jap lekë vetëm ta shoh një herë me nerva”, shkruan Olti.