“VISHNI Ç’JU BËN TË NDIHENI REHAT” A janë të përshtatshme këto lloj veshjesh? – AlpeGossip
“VISHNI Ç’JU BËN TË NDIHENI REHAT” A janë të përshtatshme këto lloj veshjesh?

“VISHNI Ç’JU BËN TË NDIHENI REHAT” A janë të përshtatshme këto lloj veshjesh?

Në mes të gushtit, kur temperaturat jashtë janë të papërballueshme, shumë prej nesh anojmë drejt rrobave të bardha. Pse? Së pari sepse e fshehin më me efiçencë djersën. Dhe së dyti sepse shumica e veshjeve të bardha janë të lirshme. Gjëja e fundit që na nevojitet në ditët e nxehta të verës është një veshje pas trupit. Së fundi, i qëndrojmë teorisë se rrobat e bardha i reflektojnë rrezet e diellit – apo nxehtësinë. Apo dritën?

Çfarëdolloj thashethemi shkencor apo pseudoshkencor është ky që qarkullon në verë, s’jemi të vetmit që e kemi dëgjuar e aplikuar. Për të hedhur dritë mbi këtë teori, flet Rhett Allain, profesor i fizikës në Southeastern Louisiana University.

“E bardha ngjan si ngjyrë më e ftohtë,” nis Allain.” Provoni një eksperiment. Merrni një letër të bardhë dhe një letër të zezë e lërini në dritë të diellit. Prisni pesë minuta dhe më pas fërkoni secilën fletë në faqe. Ma ha mendja se letra e zezë është më e nxehtë se e bardha.”

Drita e bardhë, shpjegon Allain, është kombinimi i gjithë ngjyrave, ndërsa e zeza është mungesa e ngjyrës. “Kjo do të thotë se letra e bardhë e reflekton gjithë dritën, ndërsa e zeza e thith dhe nxehet.”

Por, disa studime të tjera thonë se veshjet e zeza na mbajnë më freskët sesa të bardhat. Për shembull, Beduinët veshin rroba të zeza për t’i mbijetuar të nxehtit në shkretëtirën e Sinait.

Në teori: “Kur trupi nxehet, rrezaton energji (në spektrin infrared)” thotë Allain. “Nëse vishni rroba të bardha, ky rrezatim i trupit reflektohet mbrapsh në trup dhe ju nxeh edhe më shumë, ndërsa rrobat e zeza nuk e reflektojnë mbrapsh.”

Përgjigja e pyetjes në titull është sa e thjeshtë, aq dhe e komplikuar: varet. E zëmë, po sikur të keni veshur një bluzë të bardhë, të ngushtë e të trashë? Në këtë rast, trupi nuk përcjell energji përmes rrezatimit, por përmes përçimit termal sepse ka kontakt me pëlhurën. Më mirë të vishni një bluzë të zezë, të hollë e të lirshme.

“Si dikush ndihet në vapë varet nga shumë gjëra: ngjyra e veshjeve, në janë të ngushta apo të gjera, sa e lirshme është coha, nëse ka puhi, diell apo hije,” thotë Allain. “Për të mirën tuaj, vishni ç’ju bën të ndiheni rehat. Zgjidhni pëlhura të lirshme e të buta, si pambuku e linoja në ngjyra të çelëta.”