“KAM NJË VIT QË NUK FLAS ME FLOR MUMAJESIN”/ Pse u prish miqësia mes dy artistëve? Fifi: I kam dërguar mesazh, por… – AlpeGossip
“KAM NJË VIT QË NUK FLAS ME FLOR MUMAJESIN”/ Pse u prish miqësia mes dy artistëve? Fifi: I kam dërguar mesazh, por…

“KAM NJË VIT QË NUK FLAS ME FLOR MUMAJESIN”/ Pse u prish miqësia mes dy artistëve? Fifi: I kam dërguar mesazh, por…

Këngëtarja e njohur Fifi ka treguar se miqësia e saj me kantautorin Flori Mumajesi është prishur, por s’ka zbuluar arsyen.

Artisja është shprehur se prej një viti nuk ka asnjë komunikim me Flori Mumajesin, të cilin e konsideron si mentor të saj, si edhe një person që e ka ndihmuar shumë në karrierën muzikore.

Ajo u shpreh se i ka dërguar mesazh kantautorit, por ky i fundit nuk i ka kthyer përgjigje.

“Nga ana artistike ishte një mentor shumë i mirë, nuk mund ta lë mënjanë pa e përmendur atë njeri. Më vjen shumë keq që nuk po nxjerr më këngë sepse po i mungon shumë industrisë muzikës.

Nëse ai njeri kthehet përsëri në skenë, ne të tjerët duhet të bien në gjunjë dhe të qajmë sepse ka këngë fantastike.

Kam 1 vit që nuk kam folur me të dhe nuk e di pse nuk kam folur me të.

Kam një vit që i kam shkruar dhe nuk më ka kthyer përgjigje, dikush do i ketë thënë diçka për ndonjë gjë, i ka ngelur hatri sepse kështu ndodh”, tha Fifi.