5 personazhet që dhuruan shuma të konsiderueshme në bamirësi në vitin 2017 – AlpeGossip
5 personazhet që dhuruan shuma të konsiderueshme në bamirësi në vitin 2017

5 personazhet që dhuruan shuma të konsiderueshme në bamirësi në vitin 2017

Disa personazhe të huaj janë ata që dhurojnë dhe ndihmojnë shumë njerëz apo shoqëri në mbarë botën. Qofshin vendet e varfëra, kushtet e rënda të jetesës apo dëmtimet nga faktorë mjedisor, ata dhurojnë shuma të mëdha për të ndihmuar. Milionat dhe fama e tyre ndihmon dikë apo disa persona e shoqëri në të njëjtën kohë, duke ndryshuar jetët dhe të ardhmen e tyre.

Ja cilët janë personazhet të cilët kanë dhuruar shuma të mëdha për bamirësi në vitin 2017.

Zendaya
Jo vetëm që ajo dhuroi shuma të mëdha parash dhe në materiale viktimave të Uraganit Harvey, por gjithashtu i kërkoi fansave të saj në mediat sociale të dhuronin përmes ‘Convoy Of Hope’ shuma të ndryshme dhe ndihma si dhuratë për ditëlindjen e saj.

Beyoncé
Natyrisht, Mbretëresha B është në këtë listë! Ajo dhuroi ndihma të mjaftueshmë për viktimat e Harvey në Hjuston, gjithashtu këtë vit ajo ndihmoi UNICEF për të marrë ujë të pastër për njerëzit e Burundit.

Rihanna
Ku është Beyonce, është edhe Rihanna. Ajo u rendit e katërta në listën e të famshëmve më të fuqishëm, sipas ‘Forbes’, dhe një nga “100 njerëzit më me ndikim në botë” nga ‘Time’. Përsëri, nuk ka numra të saktë, por dihet që janë në miliona.

Ariana Grande
Ashtu si Rihanna, Ariana është anëtare e listës “100 njerëzit më me ndikim në botë” dhe pas bombardimeve të tmerrshme në një nga koncertet e saj, këngëtarja mbajti koncertin “Një Dashuri Mançester” për të mbledhur donacione për viktimat e sulmit . Ngjarja mblodhi mbi 2.5 milion dollarë.

Chance the Rapper
Dhe së fundmi personi më bamirës në listë është Chance the Rapper. Kush do të kishte menduar? Në fund të fundit nuk ndodh çdo ditë, por ky është një reper i famshëm që arriti të dhuronte mbi 3 milion dollarë për shkollat