68 VITE BASHKË/ Çifti vdes paqësisht me një ditë diferencë - AlpeGossip
68 VITE BASHKË/ Çifti vdes paqësisht me një ditë diferencë

68 VITE BASHKË/ Çifti vdes paqësisht me një ditë diferencë

Korina Xhonson vdiq më 24 nëntor, në moshën 87 vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj vdiq vetëm një ditë më pas, më 25 nëntor, në moshën 85 vjeçare.

Djali i tyre, Brent Xhonson, tha se të dy prindërit iu afruan vdekjes në mënyrë të paqtë. “Gjatë gjithë jetës, ata kanë jetuar në një martesë të lumtur dhe gjithnjë pranë njëri-tjetrit”, tha ai për CNN. “Ndërsa gjithë pleqërinë e kaluan të dy bashkë, të pavarur nga fëmijët”.

Korina e njohu Robertin sepse ishte shoku i ngushtë i vëllait të saj, dhe u martuan në vitin 1951. Para se të shkonte në dasmë, Roberti punoi gjithë ditën në farmë për të korrur prodhimin në ara. Pastaj ndërroi rrobat dhe shkoi në kishë.

Histori mbresëlënëse apo jo?!