Kur dikush ka sulm në zemër, kjo zakonisht ndodh sepse arteret janë bllokuar si pasojë e një stili të pashëndetshëm të jetesës.
Ndonjëherë kjo nënkupton se ata duhet të stërviten më shumë, të hanë më shëndetshëm ose edhe që të dyja së bashku.
Arteret e bllokuara mund të shkaktojnë edhe sulm në tru dhe një shumëllojshmëri të sëmundjeve kardiovaskulare.
Ndonëse mund të jetë e vështirë ta dini saktë vetë nëse i keni arteret e mbyllura, ka disa shenja që do t’ju ndihmojnë pak a shumë ta kuptoni këtë.
Dhimbjet në këmbë
Sëmundja e arterieve periferike është kur kolesteroli apo pllakat e ndryshme gjenden në skaje.
Ju mund të vëreni dhimbje ose mos komoditet në këmbë nëse vuani nga kjo sëmundje, dhe mund t’jua kufizojë aftësinë për të ecur.
Disfunksioni erektim
Arteret e mbyllura rezultojnë në kufizim të qarkullimit të gjakut, që do të thotë se meshkujt me disfunksion erektil kanë probleme serioze.
Nëse jeni duke vuajtur nga disfunksioni erektildhe nuk e dini përse, atëherë duhet ta vizitoni doktorin.
Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës
Arteret që gjenden në pjesën e poshtme të shpinës janë të parat që akumulojnë stema. Dhimbja në këtë pjesë të shpinës mund të jetë ndër shenjat e para se keni probleme me artere.