RUSI – Një djalë i pasur rus ka shkaktuar zemërim pasi u filmua duke hedhur para nga dritare e një makine, pas së cilës gjë ka pritur reagimin e kalimtarëve.
Nuk dihet ende emri i djalit të ri, i cili ka vënë maskë në fytyrë është filmuar duke mbajtur para në vlerë prej rreth 750 dollarësh në dorën e tij shkruan Daiy Mail.
Një veprim i tillë, sipas mediave të huaja është pritur me zemërim nga përdoruesit e rrjeteve sociale. Në videon e filmuar ai thotë “Shteti nuk i ndihmon njerëzit në nevojë, prandaj bëhuni mirënjohës që ka njerëz si unë”.
Po ashtu në video shihet se djali i pasur, i cili shoqërohej dhe nga dy vajza përdor një tufë të madhe parash për të nxjerr makinë e tij që kishte ngecur në rërë.