“HIDHU NGA BALLKONI”/ Moderatori shqiptar ironizon Stresin pas arrestimit (FOTO) – AlpeGossip
“HIDHU NGA BALLKONI”/ Moderatori shqiptar ironizon Stresin pas arrestimit (FOTO)

“HIDHU NGA BALLKONI”/ Moderatori shqiptar ironizon Stresin pas arrestimit (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme në të gjithë mediat bëri bujë lajmi se reperi Stresi u arrestua në një hotel në zonën e Linzës, ku ju gjet  një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Policia raportoi se Stresi në momentin e arrestimit nuk ishte i vetëm, por i shoqëruar nga një vajzë 20-vjeçare.

Siç dihet ky nuk është arrestimi i parë i tij, pasi disa vite më parë ai u arratis pasi u kap duke u hedhur nga dritarja e rajonit nr. 3 në Tiranë.

Për arrestimin e tij ka reaguar edhe moderator i njohur shqiptar, Edi Oga, i cili nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka ironizuar Stresin dhe i ka kërkuar atij që të hidhet sërish nga ballkoni i rajonit.