TRENDI I ÇUDITSHËM I THONJVE/ Ja çfarë duhet të provoni këtë vjeshtë (FOTO) – AlpeGossip
TRENDI I ÇUDITSHËM I THONJVE/ Ja çfarë duhet të provoni këtë vjeshtë (FOTO)

TRENDI I ÇUDITSHËM I THONJVE/ Ja çfarë duhet të provoni këtë vjeshtë (FOTO)

Sezoni i verës që lamë pas ishte ai i ngjyrave ylber! Nga bizhuteritë, atletet, veshjet, nuancat e grimit, gjithçka që e bënte protagoniste look-un dhe pamjen tuaj ishin ngjyrat. Por, edhe pse tashmë i kemi dhënë zyrtarisht “lamtumirën” stinës së nxehtë, është momenti që të rrimë sërish tek ky trend.

Versioni i ngjyrave ylber do të dominojë edhe këtë vjeshtë, por disi më “agresiv” në dizenjon e thonjve, jo thjesht aplikim i nuancave të ndryshme dhe kaq. Në dukje të parë, kjo tendencë e re duket si pikturë në miniaturë që i bën thonjtë e gishtave të tuaj të duken si një art pamor.

Duke u fokusuar në faktin se moda dhe e bukura, qëndrojnë edhe tek e çuditshmja, atëherë vajza mos hezitoni. Këtë sezon provoni të individualizoni stilin tuaj përmes dizenjove të bukura të thonjve. Ato mund të mos përputhen me njëra-tjetrën në pamje të parë, por rastësisht ju do të jeni super cool me stilin tuaj sepse këtë e thonë ikonat e modës së momentit.

Sigurohuni që keni vendosur ngjyrat e duhura në thonjtë tuaj, aq sa ta shndërroni këtë prurje në një lojë atraktive dhe voila’! Do të guxonit në ngjyra dhe detaje? Ne mendojmë që po!