FESTON 5 VJETORIN E LINDJES/ Rezarta Shkurta i bën të bijës urimin super special (FOTO) – AlpeGossip
FESTON 5 VJETORIN E LINDJES/ Rezarta Shkurta i bën të bijës urimin super special (FOTO)

FESTON 5 VJETORIN E LINDJES/ Rezarta Shkurta i bën të bijës urimin super special (FOTO)

Vajza e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës, Hera, feston sot 5-vjetorin e lindjes së saj. Shumë e lumtur që tashmë familja është bashkuar dhe ata mund të gëzojnë së bashku, Rezarta i ka bërë të bijës urimin më special për ditëlindje.

Në një kolazh të ëmbël me foto, ajo ka bashkuar momente që prej lindjes së Herës, teksa qëndron në krahët e mamit dhe babit.

“Nuk do të doja asgjë më shumë në 5-vjetorin tënd të lindjes. Faleminderit princeshë e vockël që zgjodhe të jemi prindërit e tu. Do mundohemi me të gjitha forcat tona të të bëjmë më të lumturën në botë dhe mos të të zhgënjejmë asnjëherë. Të duam në infinit mami dhe babi.”- ka shkruar Rezarta në foto.